Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka mohuar se Serbia ka njohur de facto Kosovën, duke u shprehur në një intervistë për BBC se vendi i tij “po përpiqet të jetojë në paqe” por nuk ka pranuar njohjen e Kosovës. Gjatë intervistës, ai theksoi se nuk është i gatshëm të heqë dorë nga partneriteti me Rusinë, pavarësisht thirrjeve për orientim drejt Bashkimit Evropian.
“Ideologjikisht ishim të përkushtuar ndaj idesë së Serbisë së Madhe. Ideja që e çoi Ballkanin në kohë të errëta, në luftë, në krime lufte dhe humbje jetësh. Nuk më vjen turp, e pranoj se kam ndryshuar, por nuk jam dakord me ju se kush është fajtori për problemet në Ballkan dhe shpërbërja e Jugosllavisë, nuk e kam fjalën vetëm për problemet e brendshme në Jugosllavi, por edhe ndaj rolit të Perëndimit jam pjekur, jam i rritur dhe duhet të kujdesem për njerëzit e mi”, tha Vuçiç.
“Unë kam qenë gjithmonë i gatshëm të pranoj se Srebrenica ishte e tmerrshme. Askush nuk e kundërshton se ishte një ngjarje e tmerrshme apo se ndodhi. Unë jam gjithmonë i gatshëm të bëj haraç për viktimat, por nuk jam gati të flas në një mënyrë që krijon pyetje dhe probleme të reja politike”, u përgjigj ai për pyetjen për Srebrenicën.
Në një diskutim me gazetarin Stephen Sackur, Vuçiç u pyet për pozicionin e Serbisë në raport me Perëndimin dhe Lindjen, dhe si e sheh vendin e tij në skenën ndërkombëtare.
“Kam marrëdhënie relativisht të mira me Dodikun, por nuk kam asnjë ndikim tek ai. Unë nuk jam eprori i tij. Nuk mund t’i them se si ta udhëheq RS-në, unë drejtoj Republikën e Serbisë. A nuk është pak hipokrite që në bashkohen popujt e botës me të njëjtën gjuhë dhe identitet dhe ai inat ndaj Serbisë? Mos u shqetësoni për Serbinë. Serbia mbështet fuqimisht integritetin territorial të Bosnje dhe Hercegovinës, duke përfshirë RS. Ata as që kërkojnë të jenë pjesë e Serbisë. Serbia ka kufijtë e saj sipas kushtetutës dhe rezolutave. Nuk na duhet asgjë më shumë”, tha presidenti serb.
Sa i përket Kosovës, Vuçiç e përsëriti se Serbia kurrë nuk e ka njohur Kosovën, dhe se çdo pretendim i tillë është i pasaktë.
“Ne kurrë nuk e kemi njohur Kosovën. Kjo nuk është thënë apo shkruar asnjëherë. Ne po përpiqemi të jetojmë në paqe,” tha ai.
“Këto nuk janë të dhëna të sakta. Ne e mbështetëm Ukrainën kur ishte e nevojshme, madje më shumë se vendet e tjera të Ballkanit. Serbia blen më pak naftë ruse se vendet e tjera. Unë nuk ulem në dy karrige, unë ulem në karrigen serbe dhe jam krenar”, thotë Vuçiq.
“Përparimi i kufizuar nuk do të thotë se ne po shkojmë prapa, do të thotë se nuk po e thoni të vërtetën. Jam dakord që duhet të ecim përpara dhe shumë duhet të ndryshojmë,” shtoi ai.