Në 8 ndeshje u shënuan në total 40 gola sonte në Champions League. Supersfida e mbrëmjes së sotme ishte mes Bayern Munchen dhe PSG. Gjermanët dominuan sfidën, teksa goli i vetëm erdhi nga koreani Kim i cili shënoi në minutën e 34’ me kokë.
Një fitore të rëndësishme e arriti dhe Interi, i cili mundi në shtëpi RB Leipzig falë një autogoli të Lukeba në pjesën e parë. Barcelona nuk gaboi përballë Brest.
Në takimet e tjera, Arsenali triumfoi 1-5 me Sportingun në transfertë, Leverkusen mundi 5-0 në shtëpi Salzburg, ndërsa Atalanta i shënoi gjashtë herë Young Boys në Zvicër me fitoren e thellë 1-6. Atletico Madrid fitoi 0-6 përballë Sparta Prague dhe Milani 3-2 me Slovan Bratislavën.