Protesta e opozitës e nisur që nga ora 17:00 është mbyllur dhe zgjati rreth tre orë.
Në protestë pati përplasje mes efektivëve të policisë, deputetëve dhe protestuesve. Policia u ka hedhur ujë, spraj me piper dhe gaz lotësjellës.
Ndërkohë po vijon qarkullimi i makinave në 5 akset që ishin bllokuar.
Belind Këlliçi njoftoi që protesta u mbyll dhe u shpreh që së shpejti do të ketë sërish një mosbindje civile.