Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka pritur anëtarët dhe kryetarin e Komisionit për Politikat e BE të Dhomës së Deputetëve të Italisë Alessandeo Giglio Vigna. Në takim Spiropali vuri në dukje bashkëpunimin e shkëlqyer dhe partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe Italisë, si dhe angazhimin e ty vendeve për avancimin e këtij parnteriteti.
Më pas ajo shprehu vlerësimin dhe mirënjohjen për mbështetjen e fuqishme të Italisë për anëtarësimine Shqipërisë në BE. Spiropali theksoi se objektivi strategjik kombëtarë është anëtarësimi i Shqiërisë në BE brenda vitit 2030.
Në fund Spiropali dhe Vigna, si dhe anëtarët e delegacionit biseduan edhe për aspekte të bashkëpunimit ekonomik, kulturor mes Shqipërisë dhe Italisë si edhe kontributin dhe partneritetin për mbrojtjen e paqes dhe mbështetjen e Ukrainës.