Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi ka plagosur me thikë bashkëshortin e motrës së tij.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, kur, për shkaqe të dobëta, dy personat janë përfshirë në një konflikt të ashpër. Agresori D. K., banues në Himarë, ka goditur me thikë 37-vjeçarin, bashkëshortin e motrës së tij, L. S., banues në Librazhd.
I plagosuri është transportuar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Policia më pas arrestuar 27-vjeçarin për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Materialet janë kaluar në Prokurorinë e Vlorës për veprime të mëtejshme.