Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një intervistë ka shprehur se ndihet krenar për të gjitha qëndrimet politike që ka mbajtur ndër vite.
Meta shprehet se në 34 vite ka qenë personi që ka ndarë shumë gjëra me Ramën dhe pavarësisht mbështetjes ka denoncuar shko shkelje që nuk i është dukur e drejtë.
“Jam besimplotë që kjo përpjekje kriminale për të nxjerrë më dhunë nga politika Ilir Metën do të dështojnë. Historia e 30 viteve që kanë kaluar nuk do të rishkruhet sipas delireve te Edi Ramës dhe e ardhmja do e ndëshkojë siç e meriton, bashkë me mercenarët që përdor sot. E ardhmja u përket shqiptarëve dhe patriotëve,” tha Meta.
Ai pretendon se është presidenti i parë i Shqipërisë i rrëmbyer në mënyrë banditeske.
“Këto statistika nuk kanë asnjë domethënie për mua. Unë jam presidenti i parë i rrëmbyer në mënyrë banditeske, pa asnjë letër dhe procedurë normale, siç e keni parë të gjithë dhe jam një nga ata 30 studentë që me në krye Azem Hajdarin përfaqësuam lëvizjen studentore në atë natë të paharrueshme ku Ramiz Alia u detyrua të pranonte pluralizmin politik”, deklaroi Meta në intervistën në emisionin “Dekalog”.