Policai e Durrësit ka arrestuar një 50-vjeçar i cili ushtronte aktivitet tregtar të paregjistruar. Gjatë kontrollit u gjetën dhe iu sekuestruan 50-vjeçarit me iniciale L.H., rreth 3528 paketa të ndryshme pa pullë fiskale.
Ai akuzohet për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve” dhe “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”.
Ndërsa materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme proceduarale.