Mëngjesin e sotëm një dron i paidentifikuar që fluturoi mbi ambasadën ruse në Stokholm hodhi bojë në terrenin e kompleksit diplomatik, njoftoi policia suedeze.
Deri tani autoritetet nuk kanë bërë asnjë arrestim dhe nuk është identifikuar asnjë i dyshuar lidhur me incidentin, shtoi një zëdhënës i policisë.
“Ne këmbëngulim që të gjitha incidentet kundër ambasadës ruse të hetohen tërësisht dhe në mënyrë të paanshme dhe që autorët të vendosen para drejtësisë”, thuhej në një deklaratë të ambasadës ruse në Suedi.
Ndërsa një zëdhënës i ministrisë së jashtme suedeze tha se ambasada e Suedisë në Moskë ishte në kontakt me autoritetet ruse lidhur me incidentin e së premtes.