Mbrëmjen e sotme një fabrikë këpucësh në Shullaz të Kurbinit është përfshirë nga flakët.
Magazina është shkrumbuar totalisht nga flakët e zjarrit dhe po rrezikohen disa banesa.
Ndërsa menjëherë kanë arritur shërbimet zjarrfikëse të cilat po luftojnë për shuarjen e flakëve. Deri tani raportohen vetëm dëme materiale.
Policia ka bllokuar aksin rrugor Milot-Laç.
Ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po hetojnë për shkakun e flakëve.