-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministrja viziton kanalin Ibër-Lepenc: Rrjedha e ujit po funksionon, furnizimi për KEK-un u sigurua

Kryesoret

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka vizituar kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, pas sulmit që ndodhi mbrëmjen e djeshme.

Ajo ka deklaruar se rrjedha e ujit në kanalin e dëmtuar ka arritur kapacitetin prej 3,000 litra në sekondë, duke siguruar furnizimin e nevojshëm për ftohjen e termocentraleve të Korporatës Energjetike të Kosovës.

“Rrjedha aktuale është e mjaftueshme për furnizimin e poçeve të KEK-ut për ftohje, ndërsa shpresojmë që së shpejti të fillojë edhe furnizimi i disa prej komunave me ujë,” deklaroi ministrja.

Gjithashtu ajo vizitoi edhe autobotët e vendosur nga institucionet, si Mitrovicën e Veriut dhe Jugut, Zveçanin, Drenasin, Skenderajn dhe Fushë Kosovën, për furnizimin me ujë të qytetarëve në zonat e prekura.

“Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit, Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave dhe KEK kanë bashkëpunuar për të siguruar ujë të pijshëm për qytetarët derisa të zgjidhet përfundimisht problemi,” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit