Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla tha se tetë persona u arrestuan sot nga sulmi terrorist në Zubin Potok.
Sveçla ka treguar se nga ky sulm është arrestuar edhe një person nga mediumi serb Kosovo Online. Ai u pyet nga një gazetare serbe në konferncë për media në Mitrovicë dhe u shpreh se është arrestuar pasi është përfshirë në punë kundër rendit kushtetues.
“Sa i përket pjesëtarit të KosovoOnline, mund të them sigurisht se ai nuk është arrestuar se është pjesëtar i një mediumi, por sipas indikacioneve ai është përfshirë në punë kundër rendit kushtetues”, ka thënë ai.
Sveçla: Arrestohen 8 persona pas sulmit terrorist në veri, konfiskuam arsenal armësh