-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepenc, rikthehet uji i pijshëm në Mitrovicë

Kryesoret

Ditën e sotme policia e Kosovës arrestoi tetë persona të cilët akuzohen për sulmin që ndodhi në shpërthimin e kanalit Ibër-Lepenic. Për shkak të shpërthimit ministria e shëndetësisë njoftoi që po bëhen analiza dhe për momentin uji nuk duhet të përdoret për pije.

Ndërkohë KRU Mitrovica ka njoftuar qytetarët se furnizim me ujë është rikthyer dhe se do të jetë me kapacitet të reduktuar.

“Të nderuar konsumatorë, Ju njoftojmë se në këto çaste kemi filluar trajtimin dhe shpërndarjen e ujit, por me kapacitet të reduktuar.

Furnizimi me ujë të pijes fillimisht do arrijë tek konsumatorët të cilët gjenden të pika të ulëta e gradualisht uji do të arrij edhe në kate të larta të banesave kolektive.

Lusim konsumatorët të që të përdorin ujin sa më racionalisht në mënyrë që rrjeti të mbushet sa më shpejt me ujë të pijes e me këtë t’u mundësohet të gjithëve të kenë qasje në ujë të pijes.

Ju faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj”, thihet në njoftimin e KRU Mitrovica.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit