Vendoset nën kontroll zjarri në fabrikën e këpucëve në Shullaz të Kurbinit. Sipas informacioneve paraprake raportohet për dëme të shumta materiale. Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar.
Në vendin e ngjarjes shkuan mjete të shumta zjarrfikëse, të cilat luftuan për të shuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit.
“Nuk ka banesa të dëmtuara, përveç magazinës që shikoni. Është shpejt për të folur për shkaqet e zjarrit. Kemi larguar rrezikun nga banesat.
Kemi angazhuar shumë mjete dhe forca. Deri më tani nuk kemi asnjë person të lënduar” tha drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara.
Ende nuk dihen arsyet e rënies së zjarrit, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.