-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpërthimi në Ibër-Lepenc, Vuçiç tregon 5 arsye pse Kurti e organizoi

Kryesoret

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç në konferencën për shtyp ka akuzuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin se ka inskenuar shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc.

Vuçiç tha se janë pesë arsye të forta që qëndrojnë pas shpërthimit në kanalin Ibër-Lepenc, që do ti konvertonin Kurtit dhe qverisë në Prishtinë.

“Do të tregoj pesë arsye pse ndodhi. A e dini se çfarë ndodhi 9 minuta pasi gjoja u njoftua Kurti? Nuk ishte shumë surprizë për të.

1-Pas nëntë minutash, KFOR-it iu drejtua kërkesa për stacionimin e FSK-së në veri të Kosovës.

2-Të mërkurën ka bisedime në Bruksel. Dhe të gjithë e dinë se Serbia po përparon më shpejt. Kjo është arsyeja pse ishte e rëndësishme që Serbia të mos ishte pjesë e gjithë historisë me Berlinin dhe Parisin. Kjo është arsyeja pse ata donin të bënin të njëjtën skemë si një vit më parë, pasi të mërkurën do të merret një vendim nëse do të hapen kapitujt për ne apo jo.

3-Deri në datën 12 mbyllen listat për zgjedhjet që do të mbahen më 9 shkurt. Është e nevojshme që Lista Serbe të shpallet organizatë terroriste që të mos marrin pjesë në zgjedhje.

4-Po flasim për përfitime zgjedhore personale, me pretendimin që ai të mbronte pavarësinë e Kosovës nga serbët e këqij.

5-Dhe e pesta është një përpjekje për të shtypur më tej komunitetin serb, duke bastisur shtëpitë dhe duke ua bërë jetën njerëzve ferr.” , tha Vuçiç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit