Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis në një intervistë në median greke Antena ka shprehur se kërkon edhe një mandat tjetër në 2027. Mitsotakis tha se e mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE, por me kusht që të repsektojë plotësisht të drejtat e pakicës kombëtare greke.
“Ne kemi çështjen e pronave, çështje që kanë të bëjnë me vetëvendosjen dhe regjistrimin dhe më duhet t’ju them se Shqipëria është angazhuar kategorikisht për zgjidhjen e këtyre çështjeve. Pra, Greqia ka fuqi të fortë negociuese sot. Nëse Shqipëria dëshiron të ecë përpara, të cilën unë besoj se dëshiron të ecë përpara dhe ne duhet të duam të ecim përpara, atëherë duhet të zgjidhë përfundimisht çështjet që kanë të bëjnë me pakicën. Ndaj do të thoja që ky është një zhvillim pozitiv, pasi në thelb rregullatori i ecurisë së Shqipërisë drejt Europës përcaktohet kryesisht nga vendi ynë.”, u shpreh Mitsotakis.
Ndërsa përsa i përket Maqedonisë së Verit, ai vuri në dukje se “ka ende mjaft forca në Ballkan që mendojnë se do të ketë përfitim politik nëse zgjohen fantazmat e vjetra të nacionalizmit ballkanik”. Gjithashtu Mitsotakis theksoi se Marrëveshja e Prespës “nuk është e kontestueshme” dhe se pret nga lidershipi i vendit “një deklaratë shumë eksplicite për respektimin e Marrëveshjes”.









