-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mot i keq në Elbasan, 1500 abonentë pa energji elektrike

Kryesoret

Reshjet intensive të borës dhe era e fortë kanë shkaktuar probleme të mëdha në disa zona të Qarkut Elbasan, veçanërisht në fshatrat e Bashkive Librazhd dhe Prrenjas. Temperaturat kanë rënë deri në -5°C, ndërsa trashësia e dëborës ka arritur deri në 20 cm.

Megjithatë, rrugët kryesore mbeten të kalueshme, përfshirë aksin Librazhd-Peshkopi dhe Përrenjas-Qafë Thanë, ku nuk ka prani dëbore. Sidoqoftë, moti i keq ka shkaktuar defekte të rëndësishme në rrjetin elektrik, duke lënë rreth 1500 abonentë pa energji.

Zonat më të prekura janë:

Fshatrat e Peqinit: Përparim dhe Bicaj
Fshatrat e Librazhdit: Zgosht, Qarrishtë, Stërblevë dhe Lunik
Fshatrat e Elbasanit: Zavalinë, Pashtresh dhe Seltë

Për shkak të kushteve atmosferike, autoritetet lokale janë angazhuar për riparimin e dëmeve dhe rikthimin e furnizimit me energji.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit