Qytetarët paralajmërojnë dy protesta të njëpasnjëshme ditën e nesërme, në Zvërnec dhe në Tiranë, me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protesta e parë është planifikuar në orën 10:00 në Zvërnec, ndërsa e dyta në orën 18:00 në Bulevardin e Tiranës.
“Nesër në Zvërnec do të ketë protestë në orën 10, ndërsa pasdite në bulevard në Tiranë. Do ta thonë është përçarje, por nuk jemi përçarë. Kemi një kërkesë: Rama ik!”, deklaroi një qytetare, duke theksuar se lëvizja ka nisur nga indinjata ndaj padrejtësive dhe synon një Shqipëri më të mirë.
Organizatorët ripërsëritën edhe pesë kërkesat e artikuluara më herët, duke theksuar se tubimet në dy qytete nuk e fragmentojnë qëllimin e përbashkët.
/5pyetjet.al









