Policia e Kosovës arrestoi tetë persona të cilët akuzohen për sulmin në kanalin Ibër-Lepenc në Zubin Potok. Në lidhje me këtë shpërthim ka reaguar edhe kryeministri i Hungarisë Viktor Orban, i cili dënon ashpër këtë sulm.
Me anë të një postimi në platformën X, Orban thotë se duhet hetim gjithëpërfshirës dhe i paanshëm, pasi vetëm në këtë mënyrë do parandalohen tensionet në rajon.
“Dënojmë sulmin ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës në Zubin Potok. Në vend të akuzave të njëanshme, ne bëjmë thirrje për një hetim të paanshëm dhe gjithëpërfshirës. Përmbajtja është e domosdoshme për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm në rajon”, ka shkruar Orban.