Për javën që vjen, Shqipëria pritet të ndikohet nga masa ajrore të ftohta dhe të thata, kryesisht gjatë ditëve të hënë dhe të martë. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se në këto ditë moti do të jetë me vranësira mesatare e të dendura, ndërsa do të ketë intervale kthjellimi përgjatë vijës bregdetare dhe pjesërisht në Ultësirën Perëndimore.
Nga mesjava e mëtejshme, pritet kalimi i një fronti të ftohtë me masa ajrore të lagështa, që do të sjellin reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, ndonëse herë-herë mund të arrijnë deri në intensitet të mesatar. Në zonat malore mbi 600-700 metra, reshjet e borës do të jenë me intensitet të ulët, ndërsa në Alpe dhe malet më të larta priten reshje me intensitet deri mesatar dhe rënie temperaturash.
Era pritet të fryjë nga veriu me shpejtësi mesatare 8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, shpejtësia e erës mund të arrijë deri 10-14 m/sek.