-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Xhixho: Dështimi i sistemit arsimor është përgjegjësi vetëm e Edi Ramës

Kryesoret

Zv.presidentja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho me anë të një postimi ka shkruar se dështimi i sistemit arsimor është përgjegjësi vetëm e Edi Ramës.

Xhixho thekon se ngjarja e rëndë që ndodhi në Fan Noli tregoi qartë dështimin e qeverisë edhe me sigurimin në shkollë. Ajo shprehet se Rama i hedh fajin të tjerëve dhe përpiqet që të gjejë fajtorin në rrjete sociale.

“Edi Rama dhe kjo qeveri në vend që të marrë përsipër përgjegjësitë, si gjithmonë fajin e hedh te të tjerët dhe po përpiqet ta gjejë fajtorin te rrjetet sociale.
Arsyet e degradimit të arsimit në Shqipëri nuk fshihen as pas Tik-Tokut, as pas Snapchat-it. Ato lidhen direkt me keqqeverisjen prej shumë vitesh dhe mospasjen kurrë të arsimit prioritet.
Edi Rama nuk mund t’ia hedhë fajin Tik-Tokut për modelet që promovon, kur trafikantët dhe kriminelët i ka bërë vetë deputetë e u ka dhënë karrige ministrash e kryebashkiakësh.
Nuk e ka fajin Tik-Toku për shkretimin e shkollave që kthehen në shtëpi bari, si ajo në Vaun e Dejës. Faji është i vetë qeverisë që ka rrënuar arsimin, duke detyruar shqiptarët të ikin për t’i rritur e arsimuar fëmijët e tyre jashtë Shqipërisë.
Modelet jo të mira që thotë se imponon Tik-Toku, Edi Rama i ka në shkollë. Le të sjellim ndërmend drejtorin e shkollës artistike “Jan Kukuzeli”, në Durrës, që shiste armë dhe drogë.
Kjo qeveri duhet ndeshkuar me forcë sepse nuk mbajti asnjë premtim për arsimin dhe e rrënoi!
Ne na duhet një pakt kombëtar për arsimin, të cilin duhet ta bëjmë prioritet kombëtar, pasi vetëm duke ringritur arsimin mund të ringremë Shqipërinë.”, shkruan Xhixho.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit