-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balla: SPAK po jep rezultate konkrete

Kryesoret

Mblidhet Komisioni i Monitorimit të Asamblesë së KiE-së. Ministri i Shtetit për Parlamentin Taulant Balla theksoi se SPAK e Zyra Kombëtare e Hetimit janë krijuar dhe po japin rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit.

“Shqipëria ka marrë vlerësime nga grupi i shteteve kundër korrupsionit. Ne kemi bërë përpjekje të mëdha duke përgatitur plane të integritetit, së dyti fuqizimin e institucioneve në zbatim  të ligjit. Është miratuar në Korrik 2024 ligji i ri për Policinë e Shtetit që synon ta ngrejë atë institucion në nivel më të lartë”.

Ai shtoi se qeveria ka punuar pa pushim për të përputhur politikat kombëtare me normat europiane.

“Zgjerimi dhe rritja e integritetit institucional dhe mekanizmave të pavarur mbikëqyrës, reforma në administratën publike për rritjen e transparencës, janë marrë masa legjislative që trajtojnë diskriminimin, barazinë gjinore dhe të drejtat e minoriteteve.

Vizioni ynë që Shqipëria 2030 të jetë anëtare me të drejta të plota e BE-së është përkthyer në plane pune, detyra, afate kohore për çdo institucion. Parlamenti ka një rol të pazëvendësueshëm në këtë ambicie historike”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit