Presidenti Joe Biden e ka falur djalin e tij Hunter për dënimin dhe shpallejn fajtor në dy rastet në Delauerës dhe Kalifornisë. Hunter Biden ishte shpallur fajtor për vepra penale federale lidhur me posedimin në mënyrë të paligjshme të një arme zjarri dhe mospagim taksash.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Donald Trump. i cili e ka krahasuar me rebelët që sulmuan Kapitolin e SHBA më 6 janar 2021.
“A i përfshin falja e dhënë nga Joe për Hunterin pengjet J-6, të cilët tani janë burgosur prej vitesh? Një abuzim dhe dështim i tillë i drejtësisë!”, postoi ai në Truth Social.