-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti: Reagimi i Kosovës kundër krimit në veri ka nxitur agresivitetin e Serbisë

Kryesoret

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se reagimi i Kosovës kundër kriminalitetit dhe paligjshmërisë në veriun e vendit ka bërë që Serbia të shfaqë më shumë agresivitet.

“Kjo po vazhdon, dikur për çdo muaj, më pastaj për çdo javë e tash për çdo ditë. Janë mbyllur komunat ilegale të Serbisë. Organizatat kriminale “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e veriut” i kemi shpallur organizata terroriste me 29 qershor të vitit të kaluar dhe është eliminuar ndikimi i tyre si organizata në veriun e Kosovës. Kjo nuk do të thotë që nuk ka elemente kriminale ende atje. Pas 24 vjetësh në katër komunat e veriut janë hapur e funksionalizuar zyrat e regjistrimit të bizneseve e kadastrave, janë mbyllur 6 filiale të bankave të Serbisë”,– tha kryeministri.

“Mbi 4 mijë qytetarë serbë të Kosovës i kanë dorëzuar targat ilegale të lëshuara nga Serbia e janë pajisur me targa RKS e mbi 6 mijë qytetarë janë pajisur me patentë-shofer të Kosovës, e ky sukses i shtetit e rriti nervozen e agresivitetin në Beograd”,- tha Kurti.

Kurti gjithashtu foli edhe për rritjen e buxhetit për fushën e mbrojtjes.

“Ne do të dëshironim që në vend të shpenzonim për armatim e municion të shpenzonim për fushat tjera, por për shkak të fqinjit tonë agresiv verior që nuk na njeh, mohon krimet e luftës e vazhdimisht na provokon, dhe në anën tjetër për shkak të tensioneve të reja gjeopolitike, jo vetëm në kontinentin tonë e kemi trefishuar buxhetin e ushtrisë. E kemi dyfishuar numrin e ushtarëve të rekrutuar, dhe i kemi katërfishuar numrin e ushtarakëve të trajnuar jashtë vendit”,- u shpreh Kurti. duke shtuar se është hequr kufizimi i numrit të ushtarëve në FSK.

Kurti shtoi se gjithnjë e më shumë qytetarë serbë po bashkëpunojnë me shtetin e Kosovës, ndërsa për shkak të tensioneve, Kosova ka trefishuar buxhetin për mbrojtjen dhe ka forcuar ushtrinë e saj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit