-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përleshje në stadium, 56 të vdekur në Guinea, mes tyre edhe fëmijë

Kryesoret

Gjatë një ndeshje futbolli të luajtur në në N’zérékoré, qyteti i dytë më i madh në Guine janë vraë 56 persona gjatë një përleshje.

Sipas mediave policia përdori gaz lotësjellës pasi tifozët e ekipit Labe pas vendimit të arbitrit gjatëndeshjes hodhën gurë dhe pushkatuan fushën. Kjo solli panik tek shikuesit dhe po tentonin që të largoheshin nga stadiumi.

Një mjek ka thënë se “ka rreth 110 të vdekur” me kufoma të mbushura me spitalin dhe morgun lokal. Mes viktimave ishin edhe disa fëmijë.

Ndërsa kryeministri i qeverisë së kontrolluar nga junta ushtarake i ka bërë sot thirrje popullatës për qetësi.

“Qeveria dënon incidentet që prishën ndeshjen midis Labe dhe N’Zerekore. Qeveria po ndjek situatën dhe përsërit thirrjen për qetësi në mënyrë që shërbimet spitalore të trajtojnë të lënduarit”.shkruan Amadou Oury Bah në Facebook.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit