-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmi terrorist në kanalin e ujit Ibër-Lepenc/ Çfarë tha në gjykatë i pandehuri?

Kryesoret

Gjykata e Prishtinës ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj Dragisha Viqentijeviçit, i cili dyshohet se ka marrë pjesë në sulmin terrorist në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit që shpërtheu ditën e premte.

Caktimin e masës së paraburgimit e ka konfirmuar mbrojtësi i të pandehurit, avokati Millosh Delloviç.

Në një konferencë për mediat, avokati ka thënë se klienti i tij nuk e ka pranuar fajësinë.
Sipas avokatit, pandehuri ka thënë se në kohën kur ka ndodhur sulmi ndaj kanalit të Ibër-Lepencit ka qenë në një vend krejt tjetër dhe se për këtë ka shumë dëshmitarë.

“Fakti se dikujt në shtëpi i janë gjetur çizme të lagura e të papastra dhe armë nuk mund të jenë dëshmi të mjaftueshme për të mbështetur akuzat për kryerje të këtyre veprave të rënda penale. Në atë kohë, ai ka qenë në një vend krejtësisht tjetër, ku ka pasur shumë dëshmitarë”, tha avokati Delloviç.

Avokati tha se beson që pafajësinë e Dragisha Viqentijeviçit do ta dëshmojë gjatë procesit hetimor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit