Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku në fjalën e saj në Kuvend u shpreh se çmimi i energjisë nuk është rritur dhe nuk do të rritet.
“Ju shitët hotel Dajtin për ët gjetur bonusin dhe për të blerë gjelin e detit. Ju jeni ata që shisni hotele për të paguar bonusin. Çmimi i energjisë elektrike as nuk është rritur po madje do të ulet siç ka parashikuar Edi Rama. Tani ka energji elektrike në çdo cep të Shqipërisë, shqiptarët paguajnë ata që harxhojnë. Ju na ndërprisni dritat dhe jetonim në errësirë. Ju keni kohë deri me 11 maj të vazhdoni narrativën tuaj, të gënjeni në çdo kamera, në facebbok. Ne jemi këtu për të udhëhequr pasi ne kemi marr votën e popullit shqiptar”, tha Balluku.