Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se gjatë një bastisjeje të realizuar të martën në veri të Kosovës, janë gjetur armë, municion dhe uniforma ushtarake. Ai tha se ato janë zbuluar në një ahur dhe përfshijnë, përveç uniformave të ushtrisë serbe dhe rusë, edhe uniforma të ushtrive të SHBA-së dhe Britanisë.
“Përveç uniformave të ushtrive të Serbisë dhe Rusisë, në këto dëshmi shihen uniforma të ushtrive të ShBA-ve dhe asaj Britanike dhe ky fakt shpërfaq planet dhe skenarët ogurzi për të kryer krime e sulme dhe për të fajësuar shtete të tjera”, ka shkruar ai.
Ai theksoi se autorët e këtyre aktiviteteve do të ndëshkohen, duke paralajmëruar se çdo tentativë për të kërcënuar rendin dhe sigurinë e Kosovës do të ketë pasoja.