Në Kuvend po votohet për buxhetin e vitit 2025. Deputeti Eduart Shalsi u shpreh se koha e Sali Berishës ka përfunduar një herë e mirë.
“E kishe mundësinë për t’u larguar nga politika që në vitin 2013, por tani je shumë vonë për të ndryshuar. Ju kolegë të opozitës duhet të kuptoni që koha e Sali Berishës ka marrë fund njëherë e mirë. Koha e Saliut ka perënduar njëherë e mirë. kishte mundësi për minimumin jetik, kishte mundësi për të përndjekurit, kishte mundësi 8 vjet edhe për pronarët. Vazhdon mban peng një grup parlamentar dhe një popull opozitar që ka një nevojë ulëritëse për t’u përfaqësuar. Nuk je më as përfaqësues i tyre dhe i dënuar të vuash largimin nga politika në një mënyrë aspak dinjitoze. Mbetesh një rudiment politik”, u shpreh Shalsi.