Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç në konferencën “Serbi-Afrikë: Diplomacia” ka thënë që sot e pret një ditë e vështirë në Bruksel.
“Sot kam një ditë të vështirë në Bruksel dhe bisedoj me të gjithë zyrtarët evropianë që janë emëruar rishtazi në Komisionin Evropian. Dëshira ime ka qenë të qëndroj sot në mëngjes në hapjen e këtij samiti, edhe nëse nuk kam arritur t’i bëj të gjitha takimet”, tha Vuçiç.
Ndërkohë kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Vuçiç do t zhvillojnë sot takime të ndara me shefen e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas.