Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe në deklaratë për mediat u shpreh se ka boshëllëk ligjor në mbylljen e adresave. Braçe thotë që problem i madh mbetet dizinformimi i brendshëm, nuk janë formal.
Ai theksoi se ngjarja e fundit që ndodhi në Tiranë me vrasjen e 14-vjeçarit është një dezinformim politik, pasi u përfshi SPAK dhe institucionet e tjera.
“Pas çdo seancë dëgjimore, kam thënë atë që figuron si fakt. Psh pasi referoi në komision Autoriteti Kombëtar i Komuniteteve Elektronike, u evidentua se ka boshllëk ligjor që ky aktivitet të merret me mbylljen e këtyre adresave. Komisioni funksionon mbi bazën e një plani pune, që është publik. Pa u përmbyllur seanca dëgjimore, s’mund të kalonim në adresim të problematikës.
Ndryshimet ligjore duhet të vijnë edhe nga partner të tjerë si shoqatat e mediave, ekspertët e ekonomisë. Ka një fluks të parasë në zgjedhje dhe nuk adresohet problematika e identifikimit të burimeve të të tretëve. Nëse ky boshllëk ligjor nuk do të mbushet deri para zgjedhje, do të ketë probleme në financimin e fushatave elektorale dhe problem në dezinformim. Rasti i Rumanisë që ishte në zgjedhje dhe ku u përdorën instrumentat e dezinformimit që të deformojë rezultatin e zgjedhjeve.”, tha Braçe.