Policia Bashkiake e Tiranës në kuadër 3 dhjetorit të datës së personave me aftësi ndryshe ka bërë thirrje për të gjithë drejtuesit e makinave që të mos parkojnë në vendparkimet e rezervuara për ta.
Gjatë punës së përditshme policia ka shtuar vëmendje edhe në mbajtjen pastër ose në lirimin e vendparkimeve të rezervuara për personat me aftësi ndryshe.
“U bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve te automjeteve, të mos nxitojnë të parkojnë në këto vendparkime të rezervuara, kur i konstatojnë të lira, por të lejojnë që aty të parkojnë kategoria përkatëse, pasi kjo është një detyrë qytetare, që nuk zgjidhet vetëm me ndërhyrjen e policisë dhe me masa administrative”, shkruhet në njoftimin e policisë.