-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Macron: Evropianët duhet të mbështeten te vetja

Kryesoret

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar se Evropa duhet të bëhet më e bashkuar dhe të mbrojë interesat e saj, pasi Shtetet e Bashkuara, Kina dhe Rusia janë “plotësisht kundër” Evropës.

Ai theksoi se ky është momenti i duhur për të reaguar dhe për të besuar më shumë në vetvete, duke zbatuar axhendën europiane. Macron gjithashtu vuri në dukje se tensionet me SHBA-në do të vazhdojnë edhe pas largimit të Trump, duke nënvizuar se është koha që Evropa të veprojë dhe të mbrojë pozitat e saj.

“Nuk duhet ta nënvlerësojmë faktin se ky është një moment unik në të cilin presidenti amerikan, presidenti rus dhe presidenti kinez po shkojnë të gjithë së bashku kundër evropianëve. Kjo është arsyeja pse ky është momenti i duhur për t’u zgjuar. Duhet të besojmë pak më shumë në vetvete dhe të zbatojmë axhendën tonë”, tha Macron, duke shtuar se Evropa duhet të reagojë dhe të mbrojë pozitat e saj në një periudhë ku sfidat globale po shtohen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit