-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Do vriste ‘të fortin’ e Vlorës, SPAK çon për gjykim Amarildo Nikollin

Kryesoret

Gjykata e Posacme ka dërguar për gjykim dosjen e Amarildo Nikolli Xhanej, i cili akuzohet për planifikim për vrasje.

Xhanej së bashku me Leonard Luzin, Muharem Koroveshi (alias Muharem Ismaili alias Muharem Myftaraj) dhe Erio Zejno kanë planifikuar vrasjen e Ervis Matodashja dhe Inez Hajrrula në qytetin e Vlorës.

Koroveshi dhe Erio Zejno, kanë dërguar armët në banesën e Amarildo Nikolli në Vlorë, e kanë ndihmuar në terren për gjetjen e personave të cilët ishin objektiv i atentatit, si dhe do të ndihmonin ekzekutorin, në largimin nga vendi i ngjarjes (pas kryerjes së vrasjes).

Vrasja e Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla nuk u bë e mundur pasi gjatë kontrollit fizik të Amarildo Nikollit, i janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e markës Pietro Beretta, me një silenciator, me karikator të mbushur me 14 fishekë, si dhe një fishek i futur në folenë e qitjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit