Në mbledhjen egrupit parlamentar, deputeti i Partisë Demokratike Asllan Dogjani foli për hetimin e SPAK për fshehjen e pasurive. Dogjani u shpreh se po jeton në atë apartament me fëmijët e tij prej 20 vitesh.
Ai theksoi se ka denoncuar grabitjen e pronës publike në mes të Tiranës nga ky ndërtues që ka bërë më pas kallëzimin. Dogjani u shpreh se ka kërkuar interpelancë me Edi Ramën duke qenë se ai ka dirigjuar kallëzimin për të.
“Pas 20 vitesh duke qenë se unë kam kërkuar interpelancë me Edi Ramën pikërisht për këtë pronë dhe duke qenë se ka lidhje me një deputet të PS-së e kanë dirigjuar për të bërë kallëzim për mua, për të më hetuar për fshehje të pasurisë. Është e dirigjuar ndaj meje për të bërë opozitën pis. Për të na bërë të gjithë njësoj. Unë e kallëzoj se ka vjedhur pronën dhe vetë Kadastra ia anulon legalizimin, por procedohem unë. Mua më motivon më shumë dhe do vazhdoj të denoncoj çdo ditë dhe nuk më frikësojnë dhe nuk më ndalojnë dot as Edi Rama askush për ngritjen e zërin. Do ta bëj dhe duhet ta bëni të gjithë që SPAK-u të merret me provën, të mos marrë urdhra politikë”, tha Dogjani.