Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka deklaruar se aplikacioni Matrix, i përdorur gjerësisht nga grupet kriminale ndërkombëtare, mund të jetë çelësi për zbardhjen e shumë rasteve të krimeve të rënda në Shqipëri, përfshirë atë të Ervis Martinajt.
Sipas Karamuçit, komunikimet në Matrix mund të ndihmojnë në zbardhjen e vrasjeve, atentateve dhe ngjarjeve të tjera të rënda, duke përfshirë pastrimin e parave dhe aktivitete të tjera kriminale.
“Një tjetër dhuratë e madhe krah Sky dhe Encro, flasim këtu që Matrix filloi diku nga fundi pa u zbuluar akoma Sky dhe Encro. Matrix përdorej më shumë për gjëra konkrete për shkak të sigurisë më të madhe. Kë do të vrasim, ku do e vrasim etj. Matrix është në nivelin ekzekutor. Pas 2021 mendoj që Spak do të ketë një punë të madhe ku do të hapet një kuti pandore me një sërë cështjesh vrasje, rrëmbime, gjymtime. Rasti Martinaj është një prej rasteve që mund të zbulohet përmes Matrix nëse është përdorur. Fillimi I përdorimit të Matrix përkon me vrasjen e Martinajt, atentatet dhe në rast se kanë pasur në posedim Matrix do zbulohen shumë ngjarje të rënda. E kam ditur me kohë që Matrix ka qenë pjesë e këtyre komunikimeve në pastrim parash dhe akte kriminale.”– tha Karamuço për emisionin Real Story.