Kryeministri Edi Rama ka ndarë sërish në rrjetet sociale pamje nga Banjat e Bënjës në Përmet, duke i cilësuar si një shembull të zhvillimit të turizmit në vend dhe të punës së qeverisë në këtë drejtim.
“MIRËMËNGJES dhe me Ujërat Termale të Bënjës, pasqyrë e realitetit të punës së përkushtuar për Shqipërinë Turistike, ju uroj të diel të qetë“, shkruan Rama.
Më herët, kryeministri është shprehur se ndërhyrjet në zonë nuk kanë si qëllim shkatërrimin e saj, por rigjenerimin dhe përmirësimin e infrastrukturës turistike.









