-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta para bashkisë/ Teliti: Kemi një lajm të mirë! Blushi: Në 6 Dhjetor para SPAK-ut

Kryesoret

Opozita protestoi sërish sot para Bashkisë Tiranë duke kërkuar dorëheqjen dhe largimin e Erion Veliajt. Anëtari i Këshillit Bashkiak Dorian Teliti akuzoi se PS miratoi buxhetin me votat që sipas tij kanë dalë nga krimi e korrupsioni duke rrëzuar amendamentet e opozitës.

Sot e kemi një lajm të mirë, hajdutët nuk janë sot brenda duke firmosur sot tendera, apo duke vjedhur paratë e Tiranën, apo për të bërë pazarin e radhës. Kur ti zgjidhesh nga paratë e qytetarëve ti je i ndërgjegjshëm dhe i përgjegjshëm që do i përgjigjesh qytetarit, por kur ti zgjedh ti përgjigjesh krimit e parave të dala nga korrupsioni ti vetëm qyetetarëve nuk i përgjigjesh e kjo ndodhi dje në Kuvendin e Shqipërisë.

Kartonat e mazhorancës plot 75 prej tyre ngaqë nuk kanë dalë nga vota e ndershme e qytetarëve,  por kanë dalë nga krimi e korrupsioni i thanë dje jo vendosjes së minimumit jetik në vend. 75 kartona të krimit e korrupsionit i thanë dje jo rritjes reale të pensioneve, i thanë jo rritjes së pagave të mësuesve, mjekve e policisë, i thanë jo mbështetjes së fermerit shqiptar, i thanë jo porpozimit të PD për rritjen e fondeve në arsim në të mos kemi më shkolla të raktisura nga fëmijët apo mësuesit, i thanë jo ilaçeve të Onkologjikut” tha ai.

Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi, deklaroi në protestën e sotme përpara Bashkisë së Tiranës se tani është koha për protesta para SPAK. “Unë u ftoj të gjithëve që në datë 6 dhjetor, në ora 12:00 të protestojmë përpara institucionit që sot mban në këmbë Erion Veliajn dhe pushtetin e Edi Ramës. Që mban në këmbë këtë narkoqeveri dhe këtë narkobashki” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit