Ditën e sotme një protestë po zhvillohet në Prishtinë ku Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës kërkojnë rritje të pagave dhe nënshkrimin e kontratës kolektive.
Kjo protestë ka si qëllim edhe diskutim me ministren e arsimit Arbërie Nagavci. Protestuesit pasi qëndruan disa minuta para qeverisë së Kosovës janë drejtuar drejt ministrisë së arsimit.
Ata po mbajnë pankarta si “Ministre, duke qenë kundër Kontratës Kolektive, je kundër punëtorëve të arsimit”, “E shenjtë është puna e mësuesit në edukimin e brezave”, “Qeveria realizo kërkesat tona, parandalo veprimet e tjera sindikale”, etj.