Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç në Bruksel ka deklaruar që nuk do të ndryshojë plitikën për të vendosur sankisone me Rusinë. Vuçiç është shprehur se nuk është i interesuar për të vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe për të njohur Kosovën e pavarur.
“Për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, të gjitha dyert janë të hapura për ne, për të vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe për të njohur Kosovën e pavarur, gjithçka është e mundur, por ne nuk jemi të interesuar, nuk dua të ndryshoj politikën që kemi miratuar. Deri më tani është dëshmuar të jetë një politikë e mirë dhe nuk më intereson shumë kush do të më kritikojë për çfarë”, ka thënë Vuçiç.
Ai ka theksuar se nuk do të ndryshojë politikën e tij për shkka të interesave personale por për interes të Serbisë