Nga operacioni policia i koduar “Double click” u arrestuan dy vëllezër me qëllim ekstradimin në Itali.
32-vjeçari e iniciale Alban Sinanaj, banues në Vlorë dhe Shkëlzen Sinanaj, 42 vjeç banues në Tiranë akuzoehn se kanë kryer mashtrim kompjuterik ndaj italianëve dhe kanë realizuar përfitime rretj 4 milionë euro.
Vëllezërit akuzohen për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer më shumë se një herë, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale“.
Ndërkohë po vijon bashkëpunimi me partnerët italianë, për ekstradimin e 2 vllezërve.