Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në Kuvend ka ndërprerë fjalimin e tij dhe është larguar me nxitim. Sipas mediave greke, Mitsotakis vuan nga një problem nga kurrizi dhe kjo ishte arsyeja e largimit të tij nga foltorja e Kuvendit.
Ai po diskutonte për projektligjin e Ministrisë së Punës për pagën minimale dhe ndjeu siklet në bel e u largua.
“Zoti Mitsotakis ndjeu një dhimbje të mprehtë në pjesën e poshtme të shpinës. Kryeministri është mirë, po pushon pas këtij episodi”, tha kryetari i Kuvendit lidhur me largimin e papritur të zotit Mitsotakis.