Ish deputeti Ervin Salianji ka reaguar nga qelia në lidhje me projektligjin e propozuiar nga Partia Socialiste për faljen e gjobave. Salinji shprehet se administrata publike dhe më të dalluarit si shërbëtorë, ata të vijës së parë, instektoriatte shtetërore përdoren si kamxhikë personalë nga Edi Rama.
“Janë taksidarët e Ramës që kërcënojnë e gjobisin biznese, janë inspektorët e llojllojshem po sidomos të ndërtimit që sulen si macet e egra në gjah, shkojnë marrin ryshfete para se të mberrijë muratori që do ndërtojë avllitë, kasollet, magazinat, suvatimet apo çatitē nëpër lagje e fshatra”, thotë Salianji.
Ai thotë që ka nënpunës që bëjnë be për Ramën dhe e nisin ditën me një plan të qartë biznesi për të trembur e shtypur qytetarët.
“Këta laro janë agresive dhe janë neveria e çdo qytetari, biznesi apo familje. Gjahu i preferuar janë të pambrojturit dhe veçanerisht opozitarët, ata që “nuk na votojnë”. Këta fundosen me kërcënime, gjobiten, burgosen! Ata të pushtetit përkëdhelen, dhe lejohen të ndërtojnë kate pa leje dhe në mes të Tiranës e më pas qeveria kujdeset që t’i legalizojë me akte normative. Pra keta tanet, ta gezojnë deri në fund shkeljen e ligjit, është fliozofia e taksidareve dhe shefave të tyre.
Nisur nga premisa e vertetuar tashmë, se kjo kategori gjobit për motive të mitmarrjes ose te goditjes politike, Partia Demokratike duhet të propozojë faljen e gjithe gjobave që burojnë nga ky arbitraritet dhe kthimin e parave cilitdo qytetar që i jane marre padrejtesisht. Të falen dhe gjobat e tatimeve, doganave, IKMT, kamatat e energjisë elektrike, etj. Falja duhet te jete e plote dhe e shumëanshme. Në fakt, nuk po falet asgje, është thjeshtë rikthimi në ligjshmeri pasi kanë mbajtur kostot e perballjes se padrejte me shtetin e nuk gjejne dot drejtësi askund. Ndaj, një propozim i plotë për falje do të ishte ajo që do rivendoste ne vend të drejten. Ky është sugjerimi im për koleget dhe propozimi im si amendament për projektin hileqar te qeverise, të shkruar sot me nxitim në kthinat e Kuvendit.