Kryeministri Edi Rama ka komentuar vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani që ndodhi në afërsi të shkollës Fan Noli në Tiranë.
Rama u shpreh që dy vrasjet në atë që ndodhi në Pogradec dhe atë të 14-vjeçarit janë sajuar historia nga më të ndryshmet. Kryeministri theksoi se janë siguruar video dhe sipas A-Zh dhe nuk ka një autor tjetër dhe thikë tjetër.
“Vrasje të njerëzve të pafajshëm të cilat janë shumë të rralla, dhe ky është fakt, janë tronditëse por merren dhe rrotullohen me ditë të tëra për të nxitur sa më shumë ndjenjën e pasigurisë. Por këtu nuk ka pasiguri. Aq shumë e vërtetë është kjo sa dy vrasje që janë ndodhur, ajo e Pogradecit dhe e 14-vjeçarit janë përdorur në mënyrën më abuzive, skandaloze ndaj opinionit publik, sidomos kjo e fundit duke sajuar historira. Duke vendosur në pikëpyetje korrektesën e policisë së shtetit, duke shpikur autorë një autor tjetër, një thikë tjetër, fatmirësisht kjo vrasje është regjistruar në video.
Jo vetëm është hetuar në detaje nga Prokuroria, por është në video nga A-ZH, si ka ndodhur, nuk ka një autor tjetër, nuk ka thikë tjetër, dhe nuk ka ndodhur siç mund të thotë imagjinata kur njeriu vendoset në krahun e viktimës. Një përleshje ka ku për fatin më të keq është shkaktuar një vdekje e një fëmije, ky është fakt.