Policia e Gjirokastrës ka ndaluar sot dy autobusë që udhëtonin në linjën Shqipëri-Greqi, pasi gjatë kontrollit në aksin Kakavijë-Gjirokastër, u gjetën mallra kontrabandë. Pasi analizuan autobusët, autoritetet zbuluan 35 kuti medikamentesh, steka cigare, produkte si “Nescafe”, qumësht pluhur dhe vaj ulliri, të cilat nuk ishin deklaruar në Pikat Doganore të Kakavijes.
Në përfundim të kontrollit, policia nisi procedime penale ndaj tre shoferëve për “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë” dhe “Kontrabandë me mallra të tjera”. Pasagjerët që udhëtonin me autobusët u transportuan me autobusë të tjerë drejt destinacioneve të tyre.