Një hetim i thelluar ka zbuluar lidhjet mes Sandër Pemajt, një nga personazhet kryesorë të krimit të organizuar shqiptar në Greqi, dhe një ish-oficeri të anti-drogës, i cili është arrestuar pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin e koduar Sky ECC.
Pemaj, i dënuar për trafikun e 1.2 ton kokainë nga Karaibet në Greqi, vijonte të kontrollonte trafikun e drogës edhe nga burgu, duke komunikuar me figura të tjera të përfshira në këtë aktivitet kriminal. Bisedat e zbuluara tregojnë bashkëpunimin mes tij dhe oficerit grek Ilia T., i cili kishte lidhje me shpërndarësit dhe kërkonte përllogaritje të drogës.
Në një bisedë, një shpërndarës droge i thotë Pemajt se kishte probleme me policinë dhe se bashkëpunimi kishte ndalur. Pemaj, megjithatë, siguron se ky problem do të kalonte dhe se ai do të mund të vazhdonte punën. Në një tjetër komunikim, oficer grek kërkon 10 kg kokainë nga Pemaj për “një njeri të tij”, ndërsa ai ofron gjithashtu 100 kg të drogës “SKUNK” në një marrëveshje.
Ky hetim ka çuar në arrestimin e disa personave të dyshuar, duke përfshirë oficerin e policisë dhe Sandër Pemajn, që konsiderohet një figurë kryesore në trafikun ndërkombëtar të drogës.