Një 40-vjeçar është arrestuar në Elbasan për përndjekje, pasi ka ndjekur për një muaj një vajzë 23-vjeçare, duke i shkaktuar ankth dhe frikë.
Pas kallëzimit të viktimës, policia ka organizuar operacionin dhe ka ndaluar autorin, S. P., i cili akuzohet për veprën penale “Përndjekja”.
Materialet e rastit i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.