Mbrëmjen e sotme u rihap katedraja Notre-Dame dhe në ceremoni ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. Ai shikohet i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama.
Me anë të një postimi në rrjetin e tij social në facebook kryeministri ka ndarë momente nga ceremonia.
“Paris – Sonte në ceremoninë e rihapjes së Katedrales Notre-Dame de Paris, ku edhe Shqipëria ka kontribuar modestisht për rindërtimin pas zjarrit të pesë viteve më parë”, shkruan Rama.