Një 22 vjeçar shqiptar është dënuar me burgim të përjetshëm në Britaninë e Madhe. Kozma Papa akuzohet se vrau bashkatdhetarin e tij, Bledi Petraj, 37 vjeç në 4 shkurt të këtij viti, në zonën e Southgate-it në verilindje të Londrës.
Sipas BBC, të dy shqiptarët, si vrasësi dhe viktima njiheshin me njëri-tjetrin dhe kishin pasur një përplasje fizike fillimisht në një kafene, pasi viktima kishte refuzuar t’i jepte dorën të riut.
Në gjyq u zbulua që ata të dy mbanin thika të mëdha me vete dhe më pas viktima Bledi Petraj nuk mundi të mbrohet më. Ai vdiq në spital nga plagët e marra, pasi ishte goditur 13 herë në mënyrë të vazhdueshme.
Kozma Papa është dënuar me burgim të përjetshëm, por, Gjykata Qendrore në Londër kërkoj për Papën që të vuaj minimalisht 20 vjet heqje lirie dhe nëntë muaj për posedim të një arme. Autori i vrasjes u kap nga Policia duke u larguar me makinë jashtë Londrës dhe e pranoj vrasjen e kryer.