-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpëtuan 75-vjeçarin nga mbytja në Shkodër, Proda mesazh dy efektivëve: Veprim në përmbushje të misionit tonë fisnik

Kryesoret

Dy punonjës policie të Shkodrës kanë shpëtuar një 75-vjeçar, i cili po tentonte që të vetëmbytje në lumin Buna. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda ka dërguar mesazhe falenderimi, mirënjohje, inkurajimi e motivimi për dy punonjësit e policisë.

Proda shprehet se veprime të tilla humanizmi e sakrifice gërshetohen me përkushtim e ndershmëri në vijimësi në kryerjen e detyrës.

“I nderuar koleg Kristi Koçeku
U njoha sot me veprimin tuaj dhe të kolegut, veprim që është tërësisht në përmbushje të misionit tonë fisnik dhe që i shërben rritjes së besimit të qytetarëve te Policia e Shtetit.

Veprime të tilla që mbajnë brenda humanizëm e sakrificë dhe gërshetohen me përkushtim e ndershmëri në vijimësi në kryerjen e detyrës më bëjnë optimist se Policisë së Shtetit me kontributin e të gjithëve do transformohet vërtet në atë Polici që qytetarët duan të kenë.

Si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit jam i prirur dhe i vendosur që të vlerësoj sakrificën, kontributin, përkushtimin dhe ndershmërinë e çdo punonjësi policie në përmbushjen e detyrës që kryen.”, thuhet në mesazhin falenderues të Prodës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit