-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

6 qytetarë betohen për marrjen e pasaportës shqiptare, Veliaj: Tirana në ditët më të mira

Kryesoret

Ditën e sotme gjatë ceremonisë në bashkinë e Tiranës, gjashtë qytetarë betohen për marrjen e shtetësisë shqiptare. Kryebashkiaku Veliaj tha se Shqipëri dhe Tirana po jetojnë ditët e tyre më të mira, pasi ka shumë turizëm dhe reputacinon në botë.

“Sot ju bëheni pjesë e asaj që ne e quajmë ‘skuadra e Shqipërisë’, e një Shqipërie moderne, e cila është sot në ditët e saj më të mira. Është e vetmja herë që Shqipëria ka pasur kaq shumë turizëm, është e vetmja herë që Shqipëria ka pasur këtë reputacion në botë, që ka drejtuar OSBE-në dhe Këshillin e Sigurimit. Është e vetmja herë që Tirana ka qenë ‘Kryeqyteti Europian i Rinisë’, ‘Kryeqyteti Europian i Sportit’ dhe për pak ditë, në 2025 merr titullin ‘Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut”, tha Veliaj.

Ai theksoi se ata që marrin sot pasaportën shqiptare do të bëhen pjesë e punëve të qytetit pasi ky pasurohet nga kontributi i gjithësecilit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit